Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 22:10

Shefja e Shërbimit Infektiv bën deklaratën e fortë: Virusi po 'kafshon' moshat e reja

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Open". Ajo foli rreth situatës së Koronvirusit në vend, e cila është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit, me rritjen e rasteve të reja.

Çomo u shpreh se moshat e reja nuk janë vetëm transmetues të virusit por edhe të prekur rëndë. Ajo bëri deklaratën e fortë që virusi po "kafshon" personat e moshës së re.

“E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re. Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”, tha mjekja.

Burimi: "Top Channel"