Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 21:09

Dalin me Koronavirus 4 infermiere, mbyllet reparti i gjinekologjisë në Elbasan

Reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit është mbyllur, si pasojë e rasteve të reja me Covid-19. Nga 19 tamponë që janë marrë, kanë rezultuar pozitive katër infermiere.

Burime për "Abc News" kanë bërë me dije se gjurmimi i rasteve vazhdon, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor.