Reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit është mbyllur, si pasojë e rasteve të reja me Covid-19. Nga 19 tamponë që janë marrë, kanë rezultuar pozitive katër infermiere.
Burime për "Abc News" kanë bërë me dije se gjurmimi i rasteve vazhdon, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor.
