Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 21:09

Mira Rakacolli: Agresiviteti i Koronavirusit nuk ka ndryshuar

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli ishte e ftuar në "Mbrëmje në Abc". Ajo u shpreh se simptomat e virusit ashtu si agresiviteti i tij, nuk kanë ndryshuar, siç është përfolur kohët e fundit.

“Shumë thonë që viruset pësojnë mutacione. Simptomat janë të njëjtat, agresiviteti është i njëjti. Nuk është i vërtetë se është më i lehtë se ai i marsit. Në të ardhmen..libri i koronavirusit shkruhet çdo ditë nga 1 faqe. Vijon të jetë e panjohur situata. Mundohemi të përgatitemi për skenarët më të këqij. Do bëhen vaksinat e gripit. Ka dhe teori që thonë që nuk mund të jene dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njeri-tjetrin", tha Rakacolli. / 'Abc News'