Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 21:09

E bëri lidhjen publike padashje, Erion Zeqiraj tregon si u njoh me të dashurën

Në maj të këtij viti, spikeri i njohur Erion Zeqiraj prezantoi për herë të parë të dashurën, Blerta Ligaj. Ai tregoi se e kishin bërë publike padashje lidhjen e tyre, duke publikuar ca foto gabimisht në rrjete sociale.

Dyshja ishin pasditen e sotme të ftuar në emisionin "Rudina", ku kanë treguar detaje të reja nga historia e tyre, mes të cilave dhe si janë njohur. Erionin dhe Blertën i ka lidhur pasioni që kanë për volejbollin dhe janë njohur gjatë stërvitjes.

"Duke qenë të dy sportistë, jemi njohur në sport. Blerta bënte stërvitje me skuadrën para ekipit tim dhe aty ishin shikimet e para. E pashë si vajzë të bukur dhe i gjeta emrin në fillim për ta kërkuar në rrjetet sociale dhe më pas i bëra follow. Më e vështira është kur pret ta pranojë ftesën. Unë i kontaktova përmes rrjeteve sociale dhe prita shumë kohë derisa erdhi një përgjigje. E kisha harruar fare që i kisha bërë follow, sepse kur ti nuk merr një reagim në fillim, thua OK, jeta vazhdon", tregoi Erioni.