Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 19:07

E rëndë/ Sot nisi transporti publik, autobusi përplas të miturin në Tiranë

Këtë të hënë në kryeqytet nisi transporti publik. Fatkeqësisht në rrugën "Dedë Gjo Luli" është raportuar menjëherë një aksident, ku një autobus ka përplasur një 17-vjeçar me biçikletë. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobus me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet â?? në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.