Këtë të hënë në kryeqytet nisi transporti publik. Fatkeqësisht në rrugën "Dedë Gjo Luli" është raportuar menjëherë një aksident, ku një autobus ka përplasur një 17-vjeçar me biçikletë. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobus me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet â?? në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
