Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 18:06

Urgjente/ Eksperti i ISHP: Këto persona të mos e përdorin transportin publik

Transporti publik u hap këtë të hënë pas katër muajsh të mbyllur. Me anë të një postimi në rrjete sociale, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka rekomanduar që një kategori personash ta evitojnë shërbimin deri sa të jetë plotësisht i sigurt.

Në këtë kategori përfshihen personat e moshës mbi 65-vjeç dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

"Rekomandim urgjent!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

Mbroni veten!", shkruan Dasho.