Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 17:05

'Jezusi ta di emrin'/ Objektet që u gjetën brenda banesës së familjes Josifi

Objekte me natyrë fetare janë gjetur në shtëpinë e familjes Josifi, aty ku ndodhi ngjarja horror në Kombinat, ku u gjetën të pajeta Anisa dhe Zhaneta, nënë e bijë. Ditën e sotme zjarrfikësit kanë nxjerr objektet nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.

Mes objekteve Top Channel sjell dy shënime ku në njërën shkruhet "Jezusi ta di emrin" dhe në tjetrën një citim nga Bibla.

Zhaneta dhe Blerta kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës, i cili lyhej me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.

Ndërkohë burime ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se vajza e mbijetuar, Blerta, ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.