Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 17:05

Ronela Hajati zbulon arsyen e ndarjes nga Young Zerka

Ronela Hajati dhe Young Zerka ishin një ndër çiftet më të komentuar në media, të cilët ndonëse kishin vite me njëri-tjetrin, e konfirmuan vetëm në Nëntor të vitit që lamë pas. Mirëpo dyshja i dhanë fund lidhjes dhe kanë vazhduar të ndarë rrugëtimin e tyre.

E ftuar së fundmi në "Prive", Ronela deklaroi publikisht se është beqare. Ajo u shpreh se ndihet shumë mirë me veten dhe është fokusuar vetëm te puna. Këngëtarja shtoi se njeriu asnjëherë nuk ngopet dhe gjithmonë do të dalë diçka, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë dhe arsyeja pse ajo dhe Zerka i dhanë fund lidhjes.

"Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, tha Ronela.