Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka njoftuar se për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë, gjithmonë sipas rregullave në fuqi.
Po ashtu ka bërë të ditur se me cilat vende vazhdon lëvizja e lirë për shtetasit shqiptarë dhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët: si për Malin e Zi, mund të lëvizin vetëm personat që kanë dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të Covid-19, ku vërtetohet se janë negativ.
Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.
Njoftimi:
“Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:
-me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
-me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse Ä?shtë njÄ? grup mbi 10 vetÄ?, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
-me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
-me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
-me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
-Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur pÄ?r të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.”
