Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 31-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta dhe surprizat plot dashuri.

Alfio ka publikuar një foto në Instagram, me anë të së cilës ka zbuluar surprizën e partneres në ditëlindjen e tij. Fatma i ka organizuar një festë, ku vihet re një varg me tollumbace dhe një poster ku shkruhet: "U deshën 31 vite për t'u dukur kaq mirë".

"Familja të ngroh shpirtin dhe të surprizon gjithmonë", ka shkruar Alfio krahas fotos, duke etiketuar Fatmën, e cila fshihet pas surprizës së bukur.





