Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 13:01

Flet Blerta Josifi: Motra ndenji 52 ditë pa ngrënë, e pushtuan ‘demonët’ dhe krizat…

Nga dëshmia e Blerta Josifit, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së vetëflijimit në Kombinat, kanë dalë detaje tronditëse. Burime ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se vajza e mbijetuar ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 27 mars 2019. Ndërsa mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

“Motra vdiq më 27 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej", është shprehur Blerta.