Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 12:12

Izoluar me litarë/ Boshatiset dhoma e horrorit, çfarë nxorën zjarrfikësit nga banesa e familjes Josifi

Mëngjesin e sotëm ekspertët janë futur në banesën e familjes Josifi ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë, dhe kanë bërë dezinfektimin. Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë jashtë dyshekun ku Anisa qëndroi e vdekur për 15 muaj, si dhe objekte të tjera të shtëpisë së tyre. Është dezinfektuar edhe pallati ku jetonin tre anëtaret e familjes Josifi.

Gazetarja Xhensila Kodra, zbardhi për Abc News ekspertizën që i është bërë trupit të 30 vjeçares. Siç raportohet edhe në ekspertizën e siguruar nga abcnews.al, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë.

Abc News bën të ditur se në momentin që policia dhe zjarrëfikësja hyri në banesën e tyre mbrëmjen e 2 Korrikut dhe nëpërmjet dritares së tualetit, kanë vërejtur se dera e jashtme e banesës ishte e izoluar nga brenda me disa litarë.