Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 10:10

E fundit/ 71 raste të reja me koronavirus, humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 71 persona me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 78 pacientë të shtruar, 9 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar. 

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.