Nga Shqipëria / E Hënë 6 Korrik 2020, 10:10

Arti në zi: Ndahet nga jeta kompozitori i madh Ennio Morricone

Është ndarë sot nga jeta në moshën 91 vjeçare muzikanti dhe kompozitori i famshem, fituesi i çmimit Oskar, Ennio Morricone. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Morriconte ndërroi jetë në një klinikë ne Itali, pas problemeve shendetesore qe kishte pasur.

Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma. Deri ne frymen e fundit Morricone ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen dhe gruan e tij të dashur Maria.

Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore.

Ai ka fituar dy çmime Oscar, dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010.