Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 7 viktima dhe 192 raste të reja me Covid-19, çfarë tregon se vendi fqinj i ka dhënë fund ditëve me shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirus.
Ndërsa numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, pra 14,642 në total.
945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej të cilëve janë në terapi intensive.
192,108 persona kanë fituar tashmë betejën me këtë sëmundje ndërsa 34,861 persona kanë humbur jetën. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611.
