Nga Shqipëria / E Diel 5 Korrik 2020, 17:05

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Qerretit, shpëtohen mrekullisht dy vajza të mitura

Dy vajza të mitura janë shpëtuar mrekullisht nga mbytja në plazhin e Qerretit në Kavajë. Vajzat të moshës 10 dhe 15 vjeç kanë qenë duke u larë në det kur kanë kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin. Ato janë shpëtuar në kohë falë ndihmës së pushuesve të tjerë që ndodheshin aty pranë.

Për disa minuta pushuesit në plazh kanë përjetuar një situatë të frikshme. Fatmirësisht vajzat u shpëtuan në kohë dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit, jashtë rreziku për jetën.

Për shkak të ngjarjes ka pasur prezencë të shtuar të forcave të policisë në zonë.

Burimi: Shqiptarja.com