Situata nga Koronavirusi është përkeqësuar ndjeshëm në Kosovë, si rrjedhojë vendi ka bërë një hap pas. Kryeministri Avdullah Hoti ka pa prezantuar masat kundër përhapjes së Koronavirusit.
“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka njoftuar Hoti.
Po ashtu kryeministri ka lajmëruar se duke filluar nga sonte të gjitha lokalet do të jenë të mbyllura nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 178 raste të reja dhe 12 viktima nga Koronavirusi.
Burimi: "Ballkan Web"
