Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj së bashku me partnerin, Jakub Kindl udhëtojnë shpesh në vende të ndryshme të botës. Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura.

Me anë të një postimi të bërë së fundmi në Instagram, Afërdita ka zbuluar se i është nështruar testit të Koronavirusit. Ajo ka publikuar një foto të përgjigjes, ku shkruhet se nuk është e infektuar.

"Negative, pa korona", ka shkruar Afërdita krahas fotos.




