Katër muaj para ditës së zgjedhjeve, Kanye West ka njoftuar se po kandidon si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reperi e dha lajmin e madh diten e djeshme, në Ditën e Pavarësisë.

"Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar besimin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka shkruar ai në Twitter.

West ka deklaruar dhe më parë se kishte ndërmend të futej në garën presidenciale. Në nëntor të vitit që lamë pas, ai tha se kishte planifikuar të kandidonte në vitin 2024. Mirëpo siç duket ka vendosur t'i bashkohet më parë kësaj rruge.

CEO i Tesla-s, Elon Musk e ka mbështetur menjëherë vendimin e tij, duke i shkruar në koment: "Ke mbështetjen time të plotë!"

Nuk dihet ende nëse reperi ka dorëzuar ndonjë dokument zyrtar për t'u paraqitur në fletëvotimet e shtetit këtë vit. Ndonëse nuk ka ndonjë afat zyrtar për te hyrë në garën presidenciale, kandidatët duhet të plotësojnë disa kërkesa.
"Daily Mail"





