Nga Shqipëria / E Diel 5 Korrik 2020, 12:12

12 viktima nga Covid-19 për 24 orë në Kosovë, policia rrethon Klinikën Infektive

Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 12 persona të infektuar nga Koronavirusi. Gjashtë pacientë kanë vdekur deri në orën 17:00, dy në mbrëmje, ndërsa katër të tjerë gjatë natës, duke e çuar në 70 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Dyshohet se katër personat kanë humbur jetën si pasojë e ndërprerjes së oksigjenit qendror gjatë natës. Vajza e një 70-vjeçari që ka humbur jetën ka thënë për mediat se nuk kanë funksionuar aparaturat me oksigjen.

Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive dhe kanë vazhduar nga hetimet. Po ashtu janë parë dhe përfaqësues të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë.

Burimi: "Gazeta Blic" dhe "Kosova Press"