Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 12 persona të infektuar nga Koronavirusi. Gjashtë pacientë kanë vdekur deri në orën 17:00, dy në mbrëmje, ndërsa katër të tjerë gjatë natës, duke e çuar në 70 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Dyshohet se katër personat kanë humbur jetën si pasojë e ndërprerjes së oksigjenit qendror gjatë natës. Vajza e një 70-vjeçari që ka humbur jetën ka thënë për mediat se nuk kanë funksionuar aparaturat me oksigjen.
Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive dhe kanë vazhduar nga hetimet. Po ashtu janë parë dhe përfaqësues të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë.
Burimi: "Gazeta Blic" dhe "Kosova Press"
