Pak kohë më parë, Keisi bëri të ditur se ajo dhe Stresi i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre. Si rrjedhojë, bukuroshja ka vendosur të mos kthehet më në Shqipëri.

Teksa Keisi ndodhet në Kanada, Stresi po përflitet për një lidhje të re me modelen Atalanta Kërçyku, e cila ka përfaqësuar vendin tonë në "Miss World". "Gazeta Shqiptare" ka siguruar disa foto ku dyshja shihen shumë pranë njëri-tjetrit, në ditëlindjen e reperit.

Fotot tregojnë qartë Stresin dhe modelen duke u përqafuar dhe miqtë e dyshes kanë konfirmuar se ata janë bashkë. Megjithatë mbetet të presim një reagim nga to. Atalanta është po ashtu pjesë në “She’s on top” në “Top Channel”.








