Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve te fundit kanë humbur jetën dy qytetarë nga Tirana, duke e çuar në 76 numrin e viktimave nga Koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 67 vjeçar dhe një 69 vjeçar, të cilët e kanë humbur betejën pavarësisht përpjekjet e mjekëve. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 74 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 2893 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
