Modelja shqiptare, Angela Martini dhe biznesmeni rumun, Dragos Savulescu janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Angela njihet për format e saj perfekte trupore dhe kjo bën që i shoqi të bëhet ndonjëherë xheloz.

Modelja ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet shumë joshëse, e veshur me rrobabanjo në pishinë. Mirëpo videon në fjalë e ka publikuar pa lejen e të shoqit, i cili "i ka bërë namin" publikisht.
View this post on Instagram
"Prapë, bashkëshorti më këshilloi se do ishte e tepërt ta publikoja këtë video. Prapë, unë nuk e dëgjova. Jam një shqiptare e shenjës së Binjakëve", ka shkruar Angela krahas videos. "Mos u shqetëso, do të ndëshkohesh për këtë", ka komentuar Dragos me humor.









