Aktorja dhe moderatorja shumë e komentuar në media, Rudina Dembacaj ka festuar sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një surprizë nga Marku, i cili e ka lënë pa fjalë Rudinën.

Moderatorja ka postuar disa video ku tregon se Marku e ka surprizuar me fishekzjarre që kanë përshkruar qiellin. “Faleminderit dashuria ime”, shkruan Rudina krah postimit.

Në një foto tjetër çifti shfaqen të përqafuar teksa shohin spektaklin e fishekzjarreve. "Faleminderit që bën çdo gjë që të më gëzosh!", shprehet Rudina.









