Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 23:11

Partneri feston ditëlindjen, Olta Boka e surprizon publikisht

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të parë. Ajo është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe brenda pak ditësh do të sjellë në jetë një vogëlushe nga lidhja disa vjeçare me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin.

Ditën e sotme Ivi feston ditëlindjen dhe Olta ka vendosur ta surprizojë me një urim publik. 

"Gezuar ditelindjen shoku im i ngushte. S’mund t’i kerkoja me shume jetes!", shkruan Olta krah fotos ku çifti shfaqen të veshur me të bardha, të kapur për dore.