Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 20:08

Del me koronavirus infermierja në Elbasan, futet në karantinë reparti i gjinekologjisë

Në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë. Katër prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se një prej katër personave të prekur është një infermiere. Mësohet se infermierja është pjesë e stafit në repartin e gjinekologjisë.

Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti është karantinuar.