Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 19:07

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë kandodhur ditën e sotme në Tiranë. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën një 24-vjeçar.

Mësohet se drejtuesi i mjetit K.M., 26-vjeç është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zallbastar në vendin e quajtur “Rrapi”.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,â?? ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.