Një aksident i rëndë kandodhur ditën e sotme në Tiranë. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën një 24-vjeçar.
Mësohet se drejtuesi i mjetit K.M., 26-vjeç është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zallbastar në vendin e quajtur “Rrapi”.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,â?? ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
