Kunati i Zhaneta Josifit, Sotir Kristollari, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive me gazetaren Anila Hoxha për Top Channel se një sekt fetar i rekrutoi Zhanetën e dy vajzat kur ato jetonin në Përmet. Ai tregon se familjarët bënë përpjekje për ti nxjerrë nga shtëpia nënën dhe dy vajzat, pa ditur se njëra prej tyre, Anisa, nuk jetonte më.
“Anisa kishte studiuar për ekonomi biznes, Blerta inxhiniere elektronike. Blerta punoi nja 5 vjet inxhiniere. Pas 5 vjetësh çupën e heqin. Reformë 200 veta. Anisa ç’merrte nga këto komunikimet me internet. U fut brenda në shtëpi!”, shprehet ai.

I pyetur se si quhet sekti në të cilën angazhohej Anisa, Zhaneta dhe Blerta, ai përgjigjet: "Ardhur nga Holanda më duket në Përmet, pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. Para një viti e ka marr një grua Anisën dhe i thoshte “Stop, Stop, mos lexo këto libra!”. Ato filluan të mbyllen. U mbyll e para Anisa, dalëngadalë dhe Blerta".
“Erdhi koha e pandemisë, nuk vinte në punë as e ëma. Ishte fundi i marsit. Të dyja më hapën derën, Blerta dhe Zhaneta. U ula në tavolinë. Anisa ka ardhur xhaxhi! Anisa dil! Jo s’u përgjigj Anisa, Anisa kish mbaruar. Nuk e pash ishte në dhomën tjetër”, tregon i përlotur Sotiri.
“I thash Zhanetës i kërkova vajzën. Dale dhe një javë, fundi i marsit, dale dhe fundi i prillit, i vajta prapë nga fundi i muajit. Zhaneta ishte ulur në të njëjtin divan me Blertën, se kishte hall se mos e tradhtonte Blerta. Se Blerta matej sikur të thoshte diçka!”, përfundon kunati i Zhaneta Josifit.
