Një numër i madh shqiptarësh zgjedhin rrugën e emigrimit. Destinacionet kryesore janë kryesisht Franca, Mbetëria e Bashkuar, Greqia apo dhe Gjermania.
Grupmoshat e reja janë më të prirurat drejt emigrimit, të cilin e shohin si mundësi për një jetë të re.
Në vitin 2019, 51% e kërkesave për azil nga shqiptarët janë bërë nga grupmosha 18-34 vjeç, 25% nën 18 vjeç dhe 20% nga grupmosha 34-64 vjeç. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në vitin që lamë pas kanë aplikuar për azil 5965 minorenë.
Po ju a mendoni të largoheni nga Shqipëria apo po e ndërtoni të ardhmen këtu?
