Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 14:02

Tragjedia e familjes Josifi/ Përcillen në banesën e fundit të vetëflijuarat, nënë e bijë

Të vetëflijuarat, Zhaneta Josifi dhe e bija, Anisa janë përcjellë sot në banesën e fundit. Të afërmit e tyre janë mbledhur në Përmet për t'iu dhënë lamtumirën. Në Përmet prehet dhe kryefamiljari, i cili ka ndërruar jetë 6 vite më parë duke u hedhur nga pallati.

Kujtojmë se pas ekspertizës rezultoi që Anisa kishte ndërruar jetë muaj më parë, ndërsa nëna e saj 2-3 ditë më parë. Ato janë vetëflijuar se besonin te ringjallja dhe një jetë më e mirë. Vajza tjetër e familjes, Blerta është dërguar në Urgjencën Psikiatrike në gjendje të rëndë. / "Abc News"