Pas disa muajsh hetimi, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë kanë ndaluar 2 punonjës të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.
Dy punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës i kanë kërkuar një shtetasje favore seksuale dhe përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti, në këmbim të dorëzimit të automjetit të seksuestruar.
H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative akuzohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”.
Burimi: "Tv Klan"
