Ngjarja tragjike në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan ka tronditur mbarë opinionin publik. Zhaneta dhe Anisa Josifi i dhanë fund jetës, duke besuar te ringjallja dhe një jetë më e mirë.
Vajza tjetër e familjes, Blerta është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekspertiza tregoi se Anisa e kishte humbur jetën muaj më parë, por ajo mbahej në shtëpi nga nëna dhe e motra, të cilat e lyenin me vaj dhe lëngje të tjera.
Pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj sekteve fetare. Gazetarja Glidona Daci ka raportuar për "Abc News" se të gjithë sektet fetare po hetohen nga prokuroria, e cila ka ngritur akuza mbi Blerta Josifin. Ajo akuzohet për "moskallëzim krimi".
