Është rritur sërish numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy paciente nga Tirana.
Njoftimi:
"Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit.
Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave".
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga dy raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnjë dhe Kamëz.
