Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 10:10

Po Shqipëria? Mbretëria e Bashkuar heq karantinën për qytetarët nga këto shtete

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar listën e vendeve që konsiderohen të sigurta për të udhëtuar drejt saj. Kjo listë përmban 59 shtete, qytetarët e të cilëve nuk do të karantinohen për 14 ditë.

Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë pasi duke parë gjendjen aktuale konsiderohet vend me rrezik për përhapjen e Koronavirusit. Jashtë listës ka mbetur dhe SHBA.

Ndërkohë, qytetarët nga vendet si Spanja, Franca, Greqia apo Belgjika mund të udhëtojnë pa u karantinuar.

Qytetarët e shteteve që nuk përfshihen në listë, duhet të karantinohen për 14 ditë në Angli.

Burimi: "Tv Klan"