Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Korrik 2020, 09:09

Era Istrefi feston ditëlindjen, pamje nga festa në mesnatë

Këngëtarja bukuroshe, Era Istrefi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 26-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, fansat dhe miqtë.

Me anë të disa postimeve Era ka treguar se ka festuar që në mesnatë me shoqërinë e saj. Ajo ka publikuar në Instastory video duke hapur një shampanjë dhe shkruan: "Gëzuar ditëlindjen për mua!"

Nuk dihet se në ç'vend ndodhet këngëtarja, pasi pak ditë më parë udhëtoi jashtë Shqipërisë, mirëpo pa zbuluar destinacionin.