Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 304 persona të dyshuar me Koronavirus, prej nga janë raportuar 114 raste të reja.
Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se 4 nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për Arben Gashin, Kujtim Shalën, Haxhi Avdylin dhe Visar Hotin.
