Këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, e sidomos nga vajzat, Butrint Imeri feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur 24-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e dashur.

Butrinti ka publikuar në profilin e tij të Instagramit foto të shkrepura gjatë kësaj dite. Ai ka pozuar pranë një vajze të vogël dhe një makine të zezë luksoze.

Ai po ashtu ka publikuar foto në Instastory, ku shihet torta e ditëlindjes.







