Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 21:09

'Mezi po e presim', Olta Gixhari tregon se kur do të vijë në jetë bebi

Siç tashmë dihet, aktorja bukuroshe Olta Gixhari është shtatzënë për herë të parë. Përgjatë këtyre ditëve ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi, Olta ka zbuluar se pritjes së ëmbël po i vjen fundi. Ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet me një trëndafil në duar, të cilin me siguri ia ka dhuruar partneri. Aktorja ka treguar se është në muajin e 8 të shtatzënisë dhe këto janë pushimet e fundit si çift.

"32 javëshe dhe keto jane pushimet tona te fundit cift, per pak jave kryevepra jone do te na ndryshoj jeten, dhe ne mezi po e presim", ka shkruar Olta krahas fotos.