Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm nga dita në ditë. Sot u raportuan 90 raste të reja, 35 prej tyre vetëm në qytetin e Tiranës.
Pas hapjes së vendit, autoritetet shëndetësore prisnin rritje në numrin e të prekurve dhe viktimave. Mirëpo shifrat i kanë kaluar pritshmëritë e tyre. Kështu është shprehur Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj.
"Ne e thamë që para se të fillonim hapjen e masave që do të kishte një rritje të numrit të të infektuarve dhe të të sëmurëve për arsye fiziologjike, sepse do të shtoheshin kontaktet, do të shtoheshin numrat. Veçse jo në këtë farë mase, në këtë mosrespektim masash nga ana e të gjithëve”, është shprehur ai.
Burimi: "Tv Klan"
