Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në botë rritet frikshëm nga dita në ditë. Së fundmi shifra ka shkuar në 11 milion, saktësisht 11.082.338 persona të prekur nga kjo sëmundje.
Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 526.270 viktima, ndërsa 6.206.713 persona e kanë fituar betejën e vështirë me Koronavirusin. Gjendja paraqitet më alarmante në SHBA, ku numërohen afro 3 milion të infektuar (2.860.615) dhe 131.725 jetë të humbur.
Më pas është Brazili, me 158.991 të infektuar, Rusia (667.883), India (646.924), Spanja (297.625).
