Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 18:06

Çfarë kunate! Luana surprizon Getin për ditëlindje

Reperi shumë i komentuar, Getoar Selimi feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur 38-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet nga njerëzit e dashur.

E para që e uroi ishte bashkëshortja, Marina Vjollca, e cila i bëri padyshim urimin më të bukur. Mirëpo dhe kunata e tij, Luana Vjollca i ka përgatitur një urim të veçantë, pasi siç dihet dyshja shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Luana ka publikuar në Instastory një video gjatë një koncerti, ku po performojnë këngën "Tirana Lifestyle". "Gëzuar ditëlindjen binjaku im", ka shkruar moderatorja krahas videos.