Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 17:05

Pas shumë kohe në pritje, ja kur do të nisë transporti publik

Shoqatat e Shoqërive të Transportit publik janë ulur në një takim me kreun e Bashkisë Tiranë. Ato kanë rënë dakord për pjesën e plotësimit të kërkesave që varen nga bashkia, siç kanë treguar burime brenda shoqatave për gazetën "Si".

Burimet kanë treguar se me shumë mundësi transporti publik do të nisë të Hënën për linjat që nuk kanë filluar ende.

Ndërkohë punonjësit e transportit publik kanë dalë sot në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës. Teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën të hënën, punonjësit nuk pranojnë pa marrë pagën.

"Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”, u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.

Burimi: Gazeta "Si"