Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 16:04

'Dhëmbët si lepur dhe gjithë ato lekë', Arbana Osmani i kthehet ndjekësit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani pozon gjithmonë e buzëqeshur në foto, siç ka bërë dhe së fundmi. Një ndër ndjekësit i ka bërë një koment për dhëmbët dhe ajo nuk ia ka kursyer një përgjigje.

Arbana ka publikuar një foto duke gatuar sushi. "Se i ke dhëmbët si lepur dhe gjithë ato lekë", i shkruan ndjekësi në foton në fjalë. "Lek i shkuar dëm", i është përgjigjur moderatorja, duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit.

Kujtojmë se Arbana është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.