Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 15:03

'Flisnim në telefon çdo ditë', vëllai i Zhanetës tregon bisedën e fundit me të

Personi i parë që lajmëroi Policinë për ngjarjen tragjike që ndodhi në Kombinat ishte vëllai i viktimës, Selman F. Ai është marrë i pari në pyetje nga grupi hetimor, për të sqaruar dyshimet e tij në lidhje me atë që ka ndodhur.

Vëllai i Zhaneta Josifit ka deklaruar se me të motrën fliste në telefon thuajse çdo ditë, por ditët e fundit ishte shqetësuar pasi as ajo, as mbesat nuk i përgjigjeshin.  

“Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici”, ka treguar vëllai i 56-vjeçares, i cili nuk ka asnjë dyshim se përse mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar më pas edhe vëllai tjetër i viktimës.

Burimi: Panorama.com.al