Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 14:02

E fundit/ Tragjedia në Kombinat, reagojnë Dëshmitarët e Jehovait

Dëshmitarët e Jehovait në Tiranë kanë reaguar pas ngjarjes tragjike në Kombinat ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara në banesën e tyre.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se anëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë ansjëherë pjesëtarë të Organizatës, madje as nuk shoqëroheshin me Dëshmitarët e Jehovait.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm.

Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, â??â??â??â??â??â??â??thuhet në deklaratë.