Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqyte ka tronditur opinionin publik. Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në Kombinat ndërsa vajza tjetër ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.
Nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe kanë ndërruar jetë ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Por familja Josifi, me origjinë nga Bënja e Përmetit, numëron tre vetëvrasje. "Abc News" bën të ditur se kryefamiljari Lluk Josifi i ka dhënë fund jetës në Përmet, ndërsa gruaja e tij Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta disa vite më pas kësaj ngjarjeje u shpërngulën në Tiranë.
